Haziri dhe ambasadori turk inaugurojnë projektin e renovimit të shkollës “Musa Zajmi”

22 tetor 2019 | 15:51

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar kanë inauguruar projektin e renovimit të klasave parashkollore në shkollën fillore “Musa Zajmi”, të cilat janë bërë me donacion nga organizata shtetërore turke “Tika”. Me këtë rast, Haziri ka falënderuar ambasadorin turk dhe Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme. “E falënderoj ambasadorin Çagri Sakar për mbështetjen e tij dhe të shtetit turk ndaj Gjilanit në bujqësi dhe në arsim, sikurse edhe në ndërtimin e partneritetit që Gjilani e ka me Bursan tash e 10 vite. Faleminderit Turqisë edhe për prezencën ushtarake. Kjo mbështetje dhe solidaritet në renovimin e klasave parashkollore do të thotë shumë, sepse fëmijët nuk kanë dallime në etni. Ne i garantojmë mësim në gjuhët amtare dhe integrim të plotë në shoqëri, në institucione dhe në jetën publike në Gjilan”, ka thënë Haziri.

Edhe drejtori i shkollës “Musa Zajmi” Ramadan Dermaku, ka falënderuar Turqinë për realizimin e këtij projekti. Ndërsa ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çakri Sakar, pasi e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen në realizimin e këtij projekti, ka thënë se ky investim në renovimin e klasave parashkollore është i bindur se do të ndikojë tek fëmijët që të marrin arsimim të mirë dhe cilësor. “Ky projekt është vulë e miqësisë historike mes popullit të Kosovës dhe atij të Turqisë. Në këtë shkollë, fëmijët e komunitetit shqiptarë dhe komunitetit turk, janë duke mësuar, duke luajtur dhe duke u rritur së bashku. Do të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën edhe në të ardhmen”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjakovës ka njoftuar se ka filluar faza e…