Haziri: Duhet të largohet konflikti i interesit, konstituim i Kuvendit të bëhet me marrëveshje politike

19 qershor 2025 | 11:23

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që ta menxhojë detyrën e saj si parti e parë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas tij, Kuvendi duhet të konstituohet me marrëveshje politike.

”Nuk mund të zgjidhen procedura. Ne edhe sot kërkojmë që partia e parë ta menaxhojë detyrën e vet, që Kuvendi të konstituohet sipas një marrëveshjeje verbale që arrihet”.

“Më shumë kalojnë kabineti qeveritar në zyre të prokurorisë sesa në zyre të qeverisë”.

“Duhet të sanohet, duhet të largohet konflikti i interesit. Edhe kjo e ngarkon dhe mund të ndikojë në arritjen e një marrëveshjeje politike”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është…