Haziri: Nesër presim rezultatet e testimit të 50 mostrave

11 maj 2020 | 23:10

Kryetari i Komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se 50 mostrat e sotme në Gjilan janë në proces në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe presin që rezultatet t’i marrim gjatë ditës së nesërme.

Haziri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Komiteti i Emergjencave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, ka marrë të gjitha masat për t’i mbikëqyrë 10 rastet e fundit, si pasojë e burimit të ri të infeksionit në një spital privat.

Ai ka thënë se gjendja e të infektuarve është e mirë, sipas tij, të gjithë janë në vetizoloim duke përfshirë edhe nënën e re, e cila është infektuar gjatë kohës së lindjes në spitalin privat.

“Pra, burimin e ri e kemi në menaxhim të plotë dhe po punojmë që ta mbyllim edhe këtë fazë 14 ditore të menaxhimit të situatës së re. Ju lutem, vazhdoni t’i përmbaheni orarit të daljes. Dil vetëm nëse e ke patjetër, por me maska e dorëza dhe duke e mbajtur distancën!”, ka thënë Haziri.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kapiteni legjendar i Bayern Munchen, Lothar Matthaus, tregoi për “Sky”…