Haziri: Gjilani e Anamorava janë braktisur nga qeveria, por jo nga LDK!

12 dhjetor 2025 | 20:13

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka theksuar se Gjilani e Anamorava janë braktisur nga qeveria, por jo nga LDK.

“Sot strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan finalizuan përgatitjet për zgjedhjet 28 dhjetorit. Mobilizimi politik i LDK-së po bëhet me qytetarin dhe me shpresë e besim të madh që rolin tonë në ruajtjen e lirisë dhe demokracisë së vendit, qytetarët do t’ia kthejnë besimin parties shtetformuese”, ka shkruar në “Facebook” Haziri.

Ai ka thënë se kandidatët nga LDK e Gjilanit janë autoritete politike e profesionale, të ndershëm e me integritet të lartë moral e dinjitet njerëzor.

“Bashkë, do të vazhdojmë të jemi gardianë të demokracisë, zhvillimit dhe rikthimit të madh të LDK-së. Besimin tuaj, do t’ua kthejmë me punë të hajrit e dashni për Gjilanin. Gjilani e Anamorava janë braktisur nga qeveria, por jo nga LDK!”, ka shkruar Haziri, që edhe në këto zgjedhje është kandidat për deputet me numër 5.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV,…