Haziri: I shokuar me ikjen e hershme të djalit të ish-mikut tim të ndjerë, Fadil Feratit

24 mars 2024 | 20:10

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se ka ndërruar jetë Triumf Ferati, vëllai i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati dhe djali i ish kryetarit të Istogut, Fadil Ferati.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është i shokuar me ikjen e hershme të Triumfit, derisa ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit.

Postimi i tij i plotë:

I shokuar me ikjen e hershme nga jeta të vëllaut të mikut tim, z.Ilir Feratit dhe djalin e ish-mikut tim të ndjerë, Fadil Feratit.

Në këto momente të rënda për familjen dhe të gjithë ne, bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Ferati dhe të gjithë ata që e njohën Triumfin.

Ngushëllime të përzemërta miku im Ilir, ngushëllime familjes Ferati, miqve dhe dashamirëve të të ndjerit. Uroj të gjeni forcë ta përballoni dhimbjen!

Shpirti i tij pushoftë në paqe!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë bërë 25 vjet qëkur NATO ka bombarduar caqet e…