Haziri: Jam i tronditur pas vrasjes se një personi në Gjilan

09 nëntor 2021 | 14:22

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur të jetë i tronditur pas vrasjes së një personi dhe të plagosjes së një tjetri në Gjilan.

Haziri ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin këtë rast deri në fund.

“Jam i tronditur pas lajmit të mbrëmshëm për vrasjen e një të riu dhe plagosjen e një tjeteri në Gjilan. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, ndërsa kërkoj nga organet e drejtësisë që ky rast të zbardhet deri në fund”, ka thënë kryetari Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sekretari përgjithshëm në detyrë i NATO-s, Alessandro Minuto-Rizzo, ka thënë…