Haziri: Java e fundit e qetë dhe me ulje të lehtë të rasteve pozitive

04 shtator 2020 | 13:36

Komiteti i emergjencave për parandalimin e pandemisë globale Covid-19 në Gjilan, ka vlerësuar gjendje të qetë në 24 orët e fundit, ku janë shënuar vetëm tri raste pozitive dhe një numër i madh i të shëruarve, mirëpo edhe më tutje kërkohet respektimi i masave mbrojtëse për të vazhduar me ulje të rasteve pozitive deri në pikën zero.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka udhëhequr takimin me përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme, ka konfirmuar trend të lehtë në rënie me raste pozitive, gjithashtu edhe lehtësime në menaxhimin e situatës nga institucionet shëndetësore, sepse numri i pacientëve me Covid-19 është më i vogël.

“Javën e fundit kemi një trend të uljes së lehtë të rasteve pozitive. Kjo nuk do të thotë se infeksioni nuk është kërcënues siç ka qenë. Gjendja e përgjithshme në Gjilan nga 869 raste pozitive sa kemi të regjistruara që nga 13 marsi, prej tyre 681 janë shëruar plotësisht deri sot, 39 raste kanë vdekur, ndërsa 149 raste janë aktive dhe nën monitorimin e vazhdueshëm nga emergjencat civile dhe mjekët, e prej tyre 44 janë të hospitalizuar dhe me gjendje të qetë në aspektin shëndetësor. Mostra në pritje të rezultateve nga IKSHP janë 55”, ka thënë Haziri.

Ai më tej ka potencuar se në Gjilan, përveç kësaj katër laboratorë janë duke i trajtuar rastet me teste serologjike, ndërsa Komuna e Gjilanit është duke koordinuar punën për vendosjen e një aparati në QKMF, ku 5 000 mostrat e para do të jenë falas për qytetarë që mbulohen nga ana e Komunës, mirëpo pa testin PCR nuk do t’i trajtohen.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen zyrtarisht nga…