
Haziri: Jemi mbet me u sjell si kujdestar të Republikës
25 korrik 2025
| 13:52
Deputeti i LDK-së, Lutfi Hazi, ka bërë me dije se partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë po sillen si kujdestar të Republikës.
Në adresimin e tij para deputeteve të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së, që po qëndrojnë në sallë edhe pas Dehari ka ndërpre seancën, ka kritikuar sjelljen e VV-së.
“I nderur kryetar Abdixhiku, kryetar Krasniqi nga radha tjetër, të nderuar kolegë deputetë, jemi mbetu me u sjell si kujdestar të Republikës. Dhe qëndrimi me e mbrojt këtë republikë nuk do të thotë se na pamundëson ose na lidh neve në humbjen e qëllimit tonë”, ka thënë Haziri.