Haziri: Jo dallimet, por kushtëzimet e Kurtit pezulluan Dialogun Strategjik me SHBA

20 shtator 2025 | 19:59

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk janë dallimet por kushtëzimet janë ato që e kanë suspenduar Dialogun Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Hazirit, me suspendimin e dialogut strategjik mund të rrezikohen edhe fondet e Mileniumit, e që sipas tij, janë pasojë e sjelljeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Tendenca mediale me manipulu këtë raport të kushtëzuar që qeveria amerikane e ka me Kurtin dhe me disa eksponentë të qeverisë së tij, nuk e amniston”.

“Por, e mira e madhe është që marrëdhëniet e pakushtëzuara e të paprekshme janë me popullin e Kosovës, dhe ne do të vazhdojmë të jemi gardianë të ruajtjes së marrëdhënieve me qeverinë amerikane dhe të jemi falënderues e mirënjohës deri në fund për atë që kanë bërë tash e 35 vjet dhe 35 vitet e ardhshme besoj se do të zhvillohen edhe më shumë”, shkroi Haziri.

Ditë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se e kanë pezulluar Dialogun Strategjik për shkak të deklaratave që Kurti i pati bërë ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i plotë:

Jo dallime, por kushtëzime!
Kushtëzimi ka suspenduar dialogun strategjik që ka filluar në fund të janarit të vitit 2025, fatkeqësisht, dhe me këtë konfirmim, ne kemi marrë, po ashtu, edhe fondin e mileniumit , i cili po ashtu mund të rrezikohet nga masat për shkak të sjelljes së Kurtit.

Tendenca mediale me manipulu këtë raport të kushtëzuar që qeveria amerikane e ka me Kurtin dhe me disa eksponentë të qeverisë së tij, nuk e amniston.

Por, e mira e madhe është që marrëdhëniet e pakushtëzuara e të paprekshme janë me popullin e Kosovës, dhe ne do të vazhdojmë të jemi gardianë të ruajtjes së marrëdhëniqeverinë amerikane dhe të jemi falënderues e mirënjohës deri në fund për atë që kanë bërë tash e 35 vjet dhe 35 vitet e ardhshme besoj se do të zhvillohen edhe më shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë…