Haziri: Keni durim, po e ndërtojmë koalicionin në mirëbesim

04 dhjetor 2019 | 22:33

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kanë punuar më shumë se dy vite për të ndërtuar kapitullin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit politik mes LDK-së dhe LV-së.

“Keni durim. Po e ndërtojmë koalicionin në mirëbesim. Kjo ka me qenë marrëveshje përtej një mandati. Nuk ka të bëj me emrat e përveçëm, porme qartësime të pozitave dhe ndarje të drejtë e me vullnet të mirë, në mënyrë që në qeverinë LDK-LV të mos ketë ‘bomba të kurdisura’”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e zgjedhur në listën e…