Haziri: Kosova po rrezikon të futet në një ‘gropë të zezë’ institucionale

22 gusht 2025 | 11:18

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar situatën politike para seancës konstituive, duke theksuar se vendimet politike nuk mund të zëvendësohen me ato gjyqësore.

Ai ka theksuar se vendi ndodhet në një ngërç serioz dhe ka kërkuar ndërtimin e një marrëveshjeje politike që do të mundësonte zgjedhjen e organeve institucionale.

“Po shfrytëzohet e drejta për propozim. Nuk kemi kurrgjë të re, duke shfrytëzuar të drejtën për propozim e zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Duhet me konfirmuar që vendimet politike nuk i zgjidhin gjykatat, sepse po shihet e pamjaftueshme që me shfrytëzuar të drejtën e propozimit pa e siguruar votën. Është pozicion i shkurtë politik. Uroj që me kaluar këtë kulminacion politik partia e parë dhe me ndërtuar një marrëveshje e cila i garanton të propozuarit që mund të zgjidhet. Duhet me punuar shumë që një marrëveshje politike me u bë realitet dhe me debllokuar këtë ngulfatje institucionale, sepse Kosova sot nuk ka as Kuvend, as Qeveri, s’ka legjitimitet të plotë as pushteti lokal. Për disa javë apo muaj as presidentja nuk do ta ketë funksionin. Kosova hyn në një gropë të zezë institucionale, e cila nuk mund të parashikohet”, ka paralajmëruar Haziri. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Georgina Rodriguez, modelja dhe partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo, ka…