Haziri: Kritikat ndaj qeverisë kanë pasur qëllime të mira, pandemia kërkon agresivitet në menaxhim

02 gusht 2020 | 13:02

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se kritikat që ai ka dhënë ndaj qeverisë e cila drejtohet nga bashkëparitaku i tij, Avdullha Hoti kanë qenë qëllimmira.

Haziri është shprehur se ka kërkuar reagim më agresivë në menaxhimin e pandemisë, pasi sipas tij, kjo situatë nuk mund të menaxhohet më politika të buta, çfarë bën kryeministri Hoti, që sipas tij kjo mënyrë e qeverisjes është vlerë e tij si person, e marrë edhe nga LDK-j.

Haziri i cili ka qenë shumë i ashpër ndaj qeverisë lidhur me menaxhimin e pandemisë, madje sipas medieve ai e kishte vlerësuar “katastrofal” ditë më parë punën e qeverisë në menaxhimin e pandemisë, ka thënë se aktivizimi i Planit Kombëtar nga Qeveria, është ajo çfarë ai ka kërkuar.

“Nuk është kritikë dashakeqe, është kritikë qëllimmirë, sepse z. Hoti edhe si politikan edhe si njeri aplikon qeverisje të butë që është vlerë e tij, dhe këtë e ka marrë nga LDK. Pandemia kërkon agresivitet në menaxhim. Më vjen mirë që Qeveria ka marrë vendim për aktivizimin e Planit Kombëtarë, nuk mundet pandemia me menaxhuar vetëm me Ligjin e Infeksioneve sepse është i ngushtë dhe i pa mjaftueshëm me i zgjidhë problemet”, është shprehur Haziri për “EO”.

Nënkryetari i LDK-së, ka thënë se është kundër ndalimit të qarkullimit të qytetarëve, pasi sipas tij, edhe modeli që ka përdor qeveria Kurti ka qenë i pamjaftueshëm dhe i dështuar.

Ai ka thënë se duhet të rriten kontrollet në teren dhe jo të mbyllen bizneset dhe qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është i…