Haziri: Kriza ka me u thelluar, zgjedhjet nuk janë zgjidhje
19 nëntor 2025
| 15:56
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se zgjedhjet e reja do ta thellojnë krizën në vend.
Pas dështimit të votimit të qeverisë, Haziri ka thënë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje.
“Kur duhet më së shtumi me siguruar besim, të tjerët e humbin pragmatizmin. Kjo është që Kosovën e qon një nj krizë të re, kriza ka me u thelluar. Zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Por kjo është fryma kushtetuese dhe nuk ka opsione tjetër”, ka thënë Haziri.



