Haziri: Kushtet e Kurtit populiste, dialogu nuk mund të kushtëzohet nga asnjëra palë

27 shkurt 2023 | 15:35

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si dhe i caktuari nga kjo parti për bisedimet Kosovë-Serbi, në një prononcim për gazetën “Insajderi”, është shprehur se dialogu nuk mund të kushtëzohet as nga Kosova e as nga Serbia.

Sipas Haziri kushtet që i ka përmendur Kurti, janë populiste e për konsum të brendshëm.

“Në Bruksel ka shkuar pa kushte, e ka marrëveshjen bazë, dokumenti bazë si propozim evropian i cili ka edhe një aneks dhe parimi i negociatave është tregues i qartë që z. Kurti edhe z.Vuçiq nuk mund ta kushtëzojnë procesin dhe dokumenti si i tillë është në tavolinë për të dy palët”.

“Kështu që kushtet janë përmendur, janë për konsum të brendshëm, për nevoja politike, popullsite në Kosovë por brenda atyre katër dyerve atje bisedohet në kuadër të formatit të bisedimeve dhe dialogu nuk mund të kushtëzohet nga asnjëra palë”, ka thënë Haziri.

Më tutje, Haziri është shprehur se çfarëdo marrëveshje pa njohjen “de-jure” në qendër të saj, nuk mund të cilësohet e suksesshme.

“Ne e mbështesim dialogun si proces, ka ardhur koha që njohja të jetë në qendër të kësaj marrëveshje dhe presim që kryeministri i Kosovës në këtë mandat kushtetues ta qojë deri në fund sot. Asnjë lëvizje nga ajo që është sublime për popullin e Kosovës që pavarësia është gjithçka për Republikën tonë dhe asnjë milimetër jashtë njohjes formale apo de-jure të Serbisë nuk mund të llogaritet si negociata të suksesshme”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur pasditen e së…