Haziri: Na jemi ftu për president, sot pas takimit të radhës u pa që përfundum me një ofertë për qeverisje

20 prill 2026 | 21:47

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se është joserioze që LDK të ftohet në takim për zgjedhjen e presidentit, dhe të “përfundojë me ofertë për qeverisje”.

Këto detaje i dha Haziri në Pressing në T7, pasi sot u dakordua që LDK s’do ketë më takim me Kurtin për presidentin.

“Ky hap ka qenë zgjedhja e presidentit, jemi ftu me folë për president, se qeveria është zgjEdhë, kuvendi është konstitu, buxheti është miratu, ligjet ndërkombëtare janë ratifiku me ndihmën e LDK-së dhe partive tjera..Tani mi mbajtë disa takime dhe me përfundu me ofertë për qeverisje është joserioze…Mu ndjeh që jemi mashtu”, tha Haziri në Pressing.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Imer Mushkolaj në Debat Plus ka komentuar zhvillimet e…