Haziri: Në Gjilan kemi krijuar balancë investimesh qytet-fshat

11 gusht 2021 | 13:56

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se gjatë mandatit qeverisës kanë vendosur balancë investimesh qytet-fshat.

Kreu i Gjilanit ka thënë se kjo formulë e investimeve mbi parimin e barazisë, ka qenë synim i tij, të cilin e ka realizuar.

“Nuk dua të flasë për realizimin e programeve të mëdha për Gjilanin sepse ato janë të dukshme. Ajo që më bën të ndjehem mirë është se gjatë qeverisjes katër vjeçare kemi vendosur balancë investimesh qytet-fshat. Ky ka qenë synimi im dhe ndihem mirë që e kemi arritur këtë”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat…