Haziri: Për 6 vjet, Albin Kurti e përjashtoi Gjilanin dhe Anamoravën nga investimet

02 shtator 2025 | 11:13

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka theksuar se për 6 vjet, Albin Kurti e përjashtoi Gjilanin dhe Anamoravën nga investimet – “ku prekën, e shkretuan!”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.

“Për më keq, ai i ndali 114 milionë investime të zotuara nga ne. Për 4 vite, bedeli i tij në Gjilan dështoi edhe në një projekt të vetëm. Projekti quhet rizhvillimi i Bulevardit ‘Ibrahim Rugova’. Pse në asnjë rast nuk e përmendët?! A keni tregu se çka bëni me shtatoret e Mulla Idriz Gjilanit, Kadri Zekës e Ramiz Cernices? Ku zhvendosen dhe pse duhet të zhvendosen? Nuk bëhet hajgare me qytetarët e gjallë e kurrë me shtatoret e kolosëve të vendit”, ka .

“E tani? Tani më 1 shtator në vend që fëmijët dhe prindërit të gëzohen me çerdhe të reja, hapësira shkollore apo vetë librat e garantuara, ata zgjodhën të mashtrojnë prapë. Para Kuvendit, filluan inagurimin e rizhvillimit të një copë qendre në kundërshtim me PZHK-në dhe planet urbane. Pa leje pune dhe pa buxhet të garantuar, premtuan tunel nëntokësor në zemër të qytetit. Për më keq, paralajmëruan pa leje pune, pa leje rrënimi e ndërtimi, që vazhdojnë me mashtrim”.

“Duam Autostradën, Impinantin për trajtimin e ujërave të zeza, rrugën e Prishtinës, Parkun e Paqes, çerdhen në “Arbëri”, rrugën për Viti, rrugën e Kumanovës e shumë projekte tjera, të cilat i ndaluat në zbatim. Duhet të jepni llogari, përse nuk i keni bërë. Pse e dëmtuat deri në stërkeqje rrugën “Adem Jashari” dhe “Hamdi Kurteshi”? Ku keni prek, keni shkretu dhe e keni kthy Gjilanin në grope të zezë financiare e avari adminsitrative. Këto janë vepra penale që nuk mund t’i shpëtoni me kohë. Mashtrimi nuk kalon! Gjilanasit u dhanë një copë besimi, por e nëpërkëmbët për toke. Arberi po vjen. LDK, më 12 tetor, besë e shpresë!”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Manuel Akanji nga…