Haziri për kërkesat ndaj Abdixhikut: Nuk kemi mbetur të befasuar

24 qershor 2026 | 08:43

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka komentuar kërkesën e degëve të Pejës dhe të Lipjanit për dorëheqjen e kryetarit të partisë, pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas tij, këto zhvillime janë pjesë e funksionimit demokratik brenda LDK-së dhe përbëjnë një kërkesë me karakter politik.

Haziri u shpreh se kërkesat e degëve që udhëhiqen nga Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti, si edhe përgjigjja e Lumir Abdixhikut, do të shqyrtohen nga organet e partisë.

Ai theksoi se një situatë e tillë nuk ka ardhur papritur, pasi, siç tha, zhvillime të tilla pas zgjedhjeve janë të zakonshme dhe të pritshme.

“Është kërkesë politike, reagimi i kryetarit është ky, ka fillu me falënderim dhe natyrisht e ka ndërtua përgjigjen e tij, të cilën do ta diskutojmë brenda strukturave. Ne kemi një qëllim të përbashkët, nuk bën me prek, qëllimin politik, pse LDK ekziston, garon, cili është misioni jonë , kjo është ajo që e kemi të përbashkët. Derisa LDK nuk kthehet parti e parë për shumë prej neve është e pa pranueshme, trendi është pozitiv. Kjo situatë nuk na ka zënë në befasi, situatat paszgjedhore, LDK është e hapur dallon prej partive tjera nuk i mban të mbyllura këto çështje edhe pse do duhej biseduar brenda”, ka deklaruar Haziri në Tëvë1.

Dega e LDK-së në Pejë, ajo në Lipjan, si dhe Dega II e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, kanë kërkuar dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit, duke vlerësuar se LDK po kalon një prej periudhave më të rënda në historinë e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marco Rubio, sekretari i Shtetit i SHBA-së, deklaroi se Irani…