Haziri: Pos pandemisë, Gjilani ka edhe një problem të madh

07 prill 2020 | 11:09

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tregoi se sot e ka njoftuar kryeministrin për masat që ka marrë komuna në luftën ndaj koronavirusit, por edhe për telashet që përballet ajo.

“Kryeministri na dëgjoi me kujdes. Gjilani, pos pandemisë, ka edhe një problem tjetër. Ka 9 apo 10 muaj që kemi problem me ujin për shkak të thatësisë. Në këtë kohë, kur është më se e nevojshme higjiena, mungesa e ujit është tejet problem i madh”, tha Haziri.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Gjilanin dhe është takuar me kryetarin e kësaj komune, Lutfi Haziri.

Kryeministri Kurti në një prononcim të përbashkët pas takimit, ku ishte edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se u fol kryekëput për masat që janë marrë dhe duhen marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka filluar zbatimin e masave të reja…