Haziri: Protesta e 7 gushtit, thirrje për Republikën dhe mbrojtjen e vlerave

06 gusht 2025 | 10:31

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka folur për protestën e paralajmëruar më 7 gusht, duke theksuar se ajo përfaqëson një thirrje për mbrojtjen e Republikës dhe vlerave të përbashkëta.

Haziri ka shkruar në “Facebook” se UÇK-ja kishte një qellim: Kosovën e lirë dhe të pavarur.

“Një ushtri çlirimtare me një emblemë e me një qëllim, për një Republikë të lirë, të pavarur dhe të drejtë për të gjithë”, ka shkruar Haziri.

Ai ka theksuar se protesta është një reagim qytetar në mbrojtje të qëllimit të përbashkët dhe idealeve për të cilat është themeluar shteti i Kosovës.

Sipas tij, pjesëmarrja në këtë protestë nuk është vetëm politike, por një angazhim në emër të vlerave kombëtare dhe demokratike: “Në emër të atdheut, familjes e Zotit, dje, sot e nesër!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në…