Haziri: Qeveria duhet të ketë kujdes, dialogun nuk duhet dërguar në formatin e “karrotës ose shkopit”!
04 qershor 2021
| 20:54
Lutfi Haziri, ka paralajmëruar qeverinë e Kosovës se duhet të ketë kujdes lidhur me atë sesi do t’i qaset dialogut.
Në “Blic Interview me Astrit Gashin”, prodhim i portalit GazetaBlic, Haziri tha se nuk duhet lejuar asesi politika e “karrotës ose shkopit”.
“Ajo që është e rëndësishme, qeveria duhet të ketë kujdes. Nuk duhet lejuar asesi politika e “karrotës ose shkopit”, pra aty ku organizohet një konferencë ndërkombëtare, ku palët ulen në tavolinë dhe pastaj duhet të zgjedhësh, merre ose leje”, tha ndër të tjera Haziri.



