Haziri: Qeveria Kurti do të mbahet mend për imazhin e keq që i solli Kosovës

23 maj 2024 | 15:50

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen ndërkombëtare në lidhje me të burgosurit nga Danimarka që do të sillen në Kosovë, marrëveshje kjo e cila ka kaluar të enjten në Kuvendin e Kosovës.

Haziri ka shkruar se të burgosurit që do të sillen nga Danimarka edhe do të mbesin këtu.

Ai ka thënë se kjo qeveri do të mbahet mend për dështim brenda dhe imazhin e keq që i sollën Kosovës.

“Pa LDK-në, as nuk mund të shkaktohen procese e as nuk mund të bëhen procese nga askush në Kosovë. Nga kjo qeveri mundesh me pasur veç të burgosur nga Danimarka që do të sillen në Kosove dhe do mbesin në Kosovë. Do t’i mbajmë mend për dështim brenda dhe imazhin e keq që i sollën Kosovës. Kur një vend bëhet i mirë për të burgosurit emigrantë të një vendi tjetër, atëherë vendasit si ne në Kosovë kërkojnë atdhe më të mirë për vete, jo jetë më të mirë këtu!”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia ka bërë të ditur listën me 30 lojtarët e…