
Haziri: Regjimenti i parë i forcave tokësore në Gjilan të zhvendoset në bazën ushtarake të FSK-së në Mitrovicë
26 mars 2021
| 21:25
Pas vendimit për ndërtimin e bazës më të madhe ushtarake të FSK-së në Mitrovicë, kryetari i Komunës së Gjilanit ka propozuar që Regjimenti i Parë i Forcave Tokësore në Gjilan të zhvendoset atje.
“Në mënyrë që të na lirohet hapësira e premtuar për Kampusin Universitar”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.
Me propozim të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, Kuvendi Komunal i Mitrovicës të premten ka miratuar në mënyrë unanime propozim-vendimin për dhënien e pronës së komunës në shfrytëzim të FSK-së, për ndërtimin e bazës ushtarake në “Kodrën e Cërrnushës”.