Haziri: S’ka ndodhur që të zgjidhet ndonjë president pa pjesëmarrjen e LDK-së

27 shkurt 2026 | 18:33

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se presidenti i vendit kalon krah zyrat e LDK-së.

Kështu është shprehur ai në një intervistë për T7.

Pos tjerash, ai ka thënë se mungesa e pragmatizmit të LDK-së ka çuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Unë besoj shumë që po, s’ka ndodhë që me u zgjedhë ndonjë president, pa pjesëmarrjen ose pa e shkaktuar LDK-ja procesin. Edhe vitin e kaluar u pa sa është jetike. Mungesa e pragmatizmit të LDK-së  e çoj në zgjedhje me 28 dhjetor”, ka thënë Haziri.

“Do të doja shumë që të mbërrihet një konsensus më i gjerë për president. Do të arrihet me bashkëpunim mes partive politike, qoftë LVV-LDK, qoftë LVV-PDK”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka…