
Haziri takohet me komandantin e Njësisë Elitare të FSK-së në Gjilan
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim njoftues komandantin e ri të Njësisë Elitare të FSK-së në Gjilan, Albert Kuqi.
Me këtë rast, Haziri e ka uruar nënkolonel Kuqin për marrjen e detyrës, derisa ka konfirmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm të komunës, në të mirë të sigurisë së qytetarëve të Gjilanit. “E uroj nënkolonelin Albert Kuqi për marrjen e detyrës së komandantit të Regjimentin e Parë të Forcave Tokësore në Gjilan, që është Njësia Elitare e FFK-së. Ne jemi krenarë me punën dhe profesionalizimin e jashtëzakonshëm të tyre”, ka thënë Haziri.
Ndërsa komandanti i Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore, nënkolonel Albert Kuqi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe ofrimin e bashkëpunimit në çdo kohë të komunës Gjilanit.