Haziri takohet me kryediplomatin shqiptar, diskutojnë për bashkëpunim dhe integrim evropian
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka pritur në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, gjatë vizitës së këtij të fundit në Kosovë.
Haziri e ka vlerësuar takimin si të përzemërt, duke theksuar se në qendër të diskutimeve kanë qenë bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe koordinimi i politikave mes dy vendeve.
Sipas tij, është diskutuar gjithashtu për rolin e Shqipërisë në mbështetjen e proceseve integruese të Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe për nisma që synojnë forcimin e lidhjeve institucionale dhe afërsinë mes qytetarëve të dy shteteve.
Ai ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe angazhimit të përbashkët në proceset strategjike që ndikojnë në zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit.



