Haziri: T’i gëzohemi rolit të Edi Ramës në dialog, problematike që nuk pati takim Kurti-Macron

14 prill 2024 | 21:45

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është shprehur i lumtur që kryeministri shqiptar Edi Rama ka rol në formatin e Dialogut, teksa e sheh si problem mostakimin e kryeministri Kurti me presidentin francez Macron, pasi ky i fundit zhvilloi takim me Vuçiqin.

Këto komente Haziri i dha teksa komentoi sulmin e Iranit mbi Izraelin, duke e cilësuar si gjendje lufte.

“Marrëdhëniet Kine e Korea e Veriut po avancohen. Po ndërtohet boshti i të keqes. Lufta në Ukrainë me krejt tragjedinë e saj po vazhdon. Duhet të dënohet por të shihet sa keq po ndikon në Ballkan dhe për ne”, shkruan Haziri në Facebook.

“Tashmë formati i dialogut në Ballkanin Perëndimor, ku prioriteti i parë është Kosova dhe Serbia, nuk është vetëm nën kujdesin e treshes së BE-së Scholc-Macron-Meloni, por edhe kryeministri Rama nga regjioni ynë ka marr rol kritik. Kjo ka rëndësi të madhe dhe duhet t’i gëzohemi”, shton ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës të shtunën konfirmoi arrestimin e një serbi…