Haziri: Veprimi i Xhafer Tahirit s’ka qenë i pritshëm, Kurti është përçarës

20 tetor 2025 | 14:27

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar marrëveshjes së kandidatit të LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri me Lëvizjen Vetëvendosje.

Haziri në një intervistë për gazetën “Blic” e ka quajtur këtë veprim të papranueshëm dhe në kundërshtim me qëndrimet zyrtare të partisë.

“Nuk ka qenë e pritshme, është në kundërshtim me politikat e LDK-së. Është veprim i njëanshëm dhe vetë kryetari i partisë sot ka lëshuar deklaratë, ku secili prej neve i përmbahemi atij zotimi”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka vazhduar duke kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe mënyrën e tij të veprimit politik.

“Albin Kurti nuk është ndalë që nga 9 shkurti. Kjo metodë politike, edhe në rastin e Vushtrrisë sot, edhe në raste tjera, është metoda e përçarjes”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bajram Gecaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke iu referuar…