Hazrollaj e lë Kosovën, do t’i bashkohet Shqipërisë U21?
08 janar 2024
| 13:08
Futbollisti më premtues në Kosovë aktualisht, Drilon Hazrollaj, pritet t’i bashkohet Shqipërisë U21 në mars.
19-vjeçari ishte lojtari më i dalluar në Superligë gjatë sezonit vjeshtor, duke shënuar 8 gola dhe 5 asistime me Malishevën, raporton drejtori i futbollit në “Artmotion”, Arlind Sadiku.
Hazrollaj nuk ishte pjesë e Kosovës U21 në grumbullimet e tetorit dhe nëntorit, derisa përzgjedhësi Afrim Tovërlani javë më parë deklaroi se sa të jetë selektor, Hazrollaj nuk do të ftohet.
Sulmuesi i ri, nuk do të jetë as “vagoni” i parë e as i fundit, i trenit në relacionin Kosovë – Shqipëri.
Edhe disa futbollistë tjerë nga Kosova janë nën llupën e selektorit Alban Bushi.



