
Hazrollaj: Malisheva do të mbetet gjithmonë pjesë e imja
Futbollisti i njohur Drilon Hazrollaj është ndarë me skuadrën e Malishevës, pasi karrierën do ta vazhdojë në skuadrën e Rapidit të Bukureshtit.
Hazrollaj ka thënë se Malisheva ishte shtëpia e tij dhe në këtë klub është rritur si futbollist dhe njëri.
“Të dashur tifozë, kapitulli im me Malishevën përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke arritur objektivat. Me shumë emocione, dua të falënderoj nga zemra klubin për gjithçka që ka bërë për mua. Ky klub nuk ka qenë thjesht një stacion në karrierën time – ka qenë shtëpia ime, një vend ku jam rritur si futbollist dhe si njeri. Çdo stërvitje, çdo ndeshje, çdo përjetim – i mirë apo i vështirë – më ka bërë më të fortë dhe më të përgatitur për rrugën që kam përpara. Faleminderit stafit teknik, bashkëlojtarëve, drejtuesve të klubit dhe sidomos tifozëve që më kanë përkrahur pa kushte dhe më kanë dhënë forcë sa herë që kam zbritur në fushë”, ka thënë ai.
Futbollisti Hazrollaj ka premtuar se FC Malisheva do të mbetët gjithmonë pjesë jetës së tij.
“FC Malisheva do të mbetet gjithmonë pjesë e imja. Largimi nuk është një fund, por një fillim i ri – dhe unë do ta mbaj gjithmonë me krenari emrin e këtij klubi, kudo që të jem. Kapitulli im i radhës do të jetë me ekipin e Rapidit të Bukureshtit, të cilit mezi pres t’i bashkohem dhe të vazhdoj rrugën e sukseseve të mia drejt ëndrrës sime të madhe”, ka deklaruar Hazrollaj.
/Veton ZYMBERI/