Hedhin vallen e “Shotës” në Qendrën e Studentëve

09 prill 2020 | 10:28

Qytetarët që kanë udhëtuar nga jashtë Kosovës gjatë muajit mars e që janë kthyer në vendlindje kanë sjellë me vete edhe virusin vdekjeprurës COVID-19.

Për ta menaxhuar më mirë këtë situatë, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të gjithë qytetarët me pasaporta të Kosovës që hyjnë në pika kufitare, të karantinohen për dy javë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Kjo masë u mor me qëllim që t’i mbrojnë ata dhe familjarët e tyre. Por, duket se ata nuk po e mbrojnë sa duhet vetveten. Në një video që po qarkullon në rrjetin social “Twitter”, një vajzë ka shkruar se si qytetarët në karatinë po hedhin valle njëri me tjetrin.

Ata nuk po respektojnë distancën sociale dhe po rrezikojnë të marrin virusin, nëse ndonjëri prej tyre është i infektuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërkohë që dezinfektuesit e duarve janë të thatë në SHBA…