Hedhja e mbeturinave në publik, shqiptohen 4 gjoba me nga 500 euro

22 maj 2026 | 20:22

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se ditën e sotme, janë shqiptuar katër gjoba nga 500 euro, për hedhjen e mbeturinave vëllimore në hapësira publike.

Nga Komuna është thënë, se s’do të tolerohen ata që ndotin lagjet dhe bllokojnë hapësirat e qytetarëve.

‘’ Inspektoriati i Kryeqytetit po vepron vazhdimisht në terren dhe secili shkelës do të përballet me masa ndëshkuese’’, është thënë nga komuna, mes tjerash.

Njoftimi i plotë:

4 GJOBA ME NGA 500€ U SHQIPTUAN SOT NGA EKIPET TONA

4 gjoba me nga 500€ u shqiptuan sot nga ekipet tona për hedhje të mbeturinave vëllimore në hapësira publike.

Nuk do të ketë tolerim për ata që ndotin lagjet dhe bllokojnë hapësirat e qytetarëve. Inspektoriati i Kryeqytetit po vepron vazhdimisht në terren dhe secili shkelës do të përballet me masa ndëshkuese.

Prishtina duhet të mbahet pastër. 🌿

Mjedisi është i përbashkët, ta ruajmë së bashku.

📞 Raportoni shkelësit në numrat më poshtë:

0800 12233

0800 12244

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në moshën 69-vjeçare ka vdekur veprimtarja dhe ish e burgosura…