Hegseth: Operacioni në Iran, më precizi në histori
02 mars 2026
| 14:47
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se operacioni në Iran, me urdhër të drejtpërdrejtë të presidentit Donald Trump, është operacioni ajror më vdekjeprurës, më kompleks dhe më preciz në histori.
“Ne nuk e filluam luftën, por nën presidentin Trump, ne po e përfundojmë atë”, tha Hegseth në një adresim nga Penagoni.
Ai tha se Trump ka tërhequr vijën “pas 47 vjetësh armiqësi me Iranin”, raporton Rel.
Paralajmëroi se kushdo që vret ose kërcënon amerikanë, do të ndiqet nga SHBA-ja – “pa kërkimfalje dhe pa hezitim”.



