Hegseth paralajmëron Rusinë të mos përfshihet në luftën me Iranin

10 mars 2026 | 14:21

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka paralajmëruar Rusinë të mos përfshihet në luftën me Iranin.

Komenti i tij ka ardhur pasi është pyetur në lidhje me telefonatën që presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar dje me Vladimir Putinin e Rusisë, raporton “CNN”.

Hegseth e ka përshkruar bisedën si një “thirrje të fortë”, të cilën ai shpresonte të riafirmonte “mundësinë për pak paqe” në luftën e Rusisë me Ukrainën.

Ai ka thënë se telefonata gjithashtu ka riafirmuar “një njohje se, për sa i përket këtij konflikti, ata nuk duhet të përfshihen”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdimësia e Alvaro Arbeloa te Real Madrid është e pasigurt…