
Hekuran Murati dështon të bëhet kryetar i Kuvendit
22 gusht 2025
| 11:31
Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për kryetar të Kuvendit.
Në favor të kandidaturës së tij kanë votuar 57 deputetë, 52 kundër dhe kanë abstenuar 6 deputetë.
Pas këtij dështimi, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka ndërprerë punimet e legjislaturës së nëntë parlamentare.
Ai ka bërë me dije se vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet të dielën në orën 11:00.