Helikopteri me turistë bie në një liqen në Rusi

12 gusht 2021 | 08:22

Një helikopter turistësh me 16 persona në të ka rënë në një liqen të lindjes së largët të Rusisë, thanë zyrtarët rusë.

Mediet ruse i cituan autoritetet lokale shëndetësore të kenë thënë se momentalisht dihet për nëntë të mbijetuar.

Trembëdhjetë turistë dhe tre anëtarë të ekuipazhit ndodheshin në helikopter, kur ai u rrëzua në Liqenin Kuril të Gadishullit Kamchatka, thuhet në deklaratën e qeverisë lokale.

Shërbimet emergjente dhe zhytësit janë dërguar në vendin e ngjarjes për t’i kërkuar personat që ende janë të zhdukur, shkruan BBC.

Helikopteri i tipit Mi-8 ishte duke bartur turistë nga Moska dhe Shën Petersburgu, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, RIA.

Raportohet se helikopteri ndodhet në thellësi prej 100 metrash në liqen.

Ndryshe, Gadishulli Kamchatka, mbi 6.000 kilometra në lindje të Moskës, është vend i popullarizuar për turistët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës nga ora 10:00 do të vazhdojë pikat…