Helikopteri që fikte zjarre bie në liqen

25 gusht 2025 | 21:35

Një incident ndodhi të diel në Liqenin Rosporden të Francës, ku një helikopter tip Morane 29 u rrëzua gjatë një misioni për shuarjen e një zjarri.

Sipas pamjeve të siguruara nga vendngjarja, helikopteri po kryente një manovër për të mbushur një kovë me ujë nga liqeni, kur piloti humbi kontrollin mbi mjetin fluturues.

Helikopteri filloi të rrotullohej në mënyrë të pakontrolluar dhe brenda pak sekondash u përplas me forcë në ujë, duke u shpërbërë në copa.

Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se e ka…