Helikopteri rrëzohet në një ndërtesë në Nju Jork
10 qershor 2019
| 20:46
Një helikopter u rrëzua të hënën në një ndërtesë në lagjen Menhatën të Nju Jorkut, konfirmuan autoritetet e qytetit.
Ndërtesa është evakuuar, ndërsa qindra zjarrfikës janë në vendin e ngjarjes.
Shkalla e dëmit është e paqartë, por guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha se flakët e shkaktuara në ndërtesën 54-katëshe, duket se janë vënë nën kontroll.
Cuomo tha se raportet paraprake tregojnë se helikopteri bëri ulje të detyrueshme.
Incidenti ndodhi rreth orës 14:00, sipas kohës lokale, në një mot me shi./REL



