Helikopteri rrëzohet në një ndërtesë në Nju Jork

10 qershor 20:46

Një helikopter u rrëzua të hënën në një ndërtesë në lagjen Menhatën të Nju Jorkut, konfirmuan autoritetet e qytetit.

Ndërtesa është evakuuar, ndërsa qindra zjarrfikës janë në vendin e ngjarjes.

Shkalla e dëmit është e paqartë, por guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha se flakët e shkaktuara në ndërtesën 54-katëshe, duket se janë vënë nën kontroll.

Cuomo tha se raportet paraprake tregojnë se helikopteri bëri ulje të detyrueshme.

Incidenti ndodhi rreth orës 14:00, sipas kohës lokale, në një mot me shi./REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Bullgari – Kosovë në…