Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
25 qershor 2026
| 09:01
Pas episodit të ndodhur rreth dy muaj më parë ku 56 studentë u helmuan nga ushqimi, e njëjta situatë ka ndodhur përsëri.
Rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë, mbrëmjen e djeshme kanë pasur simptoma të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, ku të ndarë në grupe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.
Policia dhe AMP kanë nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa dyshohet se studentët janë helmuar nga ushqimi.
AKU pritet të marrë sot mostra ushqimi për të përcaktuar shkaqet e plota.



