Helmohet Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu!

20 korrik 2025 | 20:41

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është duke u shëruar nga një helmim ushqimor dhe do të vijojë të kryejë detyrat e tij nga shtëpia për tre ditët e ardhshme, njoftoi zyra e tij.

Sipas informacionit zyrtar, Netanyahu, 75 vjeç, ka pasur simptoma të një inflamacioni në zorrë dhe dehidratimi, për të cilat po merr trajtim intravenoz. Kryeministri është ndjerë keq gjatë natës dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Pas këshillave të mjekëve, ai do të pushojë për tre ditë dhe do të vazhdojë të menaxhojë punët e shtetit nga shtëpia,” theksoi zyra e kryeministrit.

Netanyahu ka pasur disa shqetësime shëndetësore në të kaluarën. Në vitin 2023, ai iu vendos një stimulues kardiak (pacemaker) dhe në dhjetor të atij viti iu nënshtrua një operacioni për heqjen e prostatës pas një infeksioni të traktit urinar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës në Lipjan është forcuar me një…