Henci mbështet Tërnavën e PDK-së dhe kandidaten për asamble, Kaltrina Azemi

07 shtator 2025 | 19:04

Kandidati i PDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava, ka vizituar fshatin Henc, i shoqëruar nga kandidatja për Asamblenë Komunale, Kaltrina Azemi.

Në një njoftim, Tërnava ka bërë të ditur se banorët e Hencit i kanë dhënë mbështetje vizionit të tij për komunën.

“Një pritje madhështore në ambiente familjare në fshatin Henc i dha përkrahje vizionit tonë për banorët.

Në një diskutim me bujari e plot vlera njerëzore, bashkë me kandidaten Kaltrina Azemi vizituam banorët e këtij fshati. Mungesat janë evidente. Ne do të fokusohemi si prioritet të ndërtojmë një ambulantë, në mënyrë që banorët të gëzojnë shërbime shëndetësore profesionale, klubin për të moshuarit si vendtakim i tyre, parkun për të gjithë banorët e fshatit, si dhe kërkesat e tjera që kanë në kuadër të projekteve tona, krejtësisht të realizueshme”, ka shkruar Tërnava.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka…