Hendboll, publikohet lista e Kosovës

21 tetor 2025 | 17:19

Selektori i ri i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Jesper Ostlund, e ka publikuar listën për ndeshjet ndaj Britanisë së Madhe. Ostlund që për ndihmës trajner e ka Jasmin Zhutën, i ka ftuar 18 hendbollistë.

“Dardanët” ndeshjen e parë ndaj Britanisë së Madhe e luajnë më 29 tetor në Derby të Anglisë.

Ndeshjen e kthimit e luajnë më 2 nëntor, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Këtë ndeshje janë të vlefshme për fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027.

Ostlund ka vendosur që për herë të parë t’i ftojë Ardit Tafilajn dhe Muhamet Durmishin.

Tafilaj luan për Rahovecin, ndërsa Durmishi bënë karrierë në Gjermani, ndërsa mungesë e madhe për Kosovën do të jetë kapiteni Valon Dedaj.

Hendbollistët e Kosovës grumbullimin e nisin të dielën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika…