
Hendbollistet ‘dardane’ optimiste në prag të kualifikimeve
Tri prej alove të Përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Albina Rugova, Pashke Marku e Fitore Aliu dhe qendra Marigona Hajdari janë të kënaqura me punën në Përfaqësuese dhe atmosferën para ndeshjeve vendimtare që i luajmë prej të enjtes deri të dielën.
“Na presin ndeshje të vështira por do të jemi gati. Vetëm me angazhim e përkushtim është i mundur suksesi”, ka thënë Pashke Marku. Ndërsa Albina Rugova ka deklaruar: “Jemi kompletuar dhe stërvitjet po shkojnë sipas dinamikës së paraparë. Fokusi fillimisht është te ndeshja e së enjtes ndaj Qipros”. Kosova në konkurrencën e femrave të enjten luan me Qipron, të premten me Luksemburgun e të shtunën me Portugalinë. Vetëm fituesi i grupit avancon në fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2022”. Ndeshjet luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.