
Henderson largohet nga Ajaxi
10 korrik 2025
| 13:08
Ajaxi dhe Jordan Hendersoni kanë shkëputur kontratën. Kjo është bërë zyrtare të enjten nga klubi i madh holandez. Anglezi Henderson kishte kontratë edhe një vit, por bëri kërkesë për ndërprerje të bashkëpunimit.
Dhe kërkesa u aprovua nga Ajaxi. Ai i ishte bashkuar Ajaxit në janar të vitit të kaluar nga skuadra arabe, Al-Ettifaq. Me skuadrën holandeze i bëri 57 paraqitje.
35-vjeçari luan në mesfushë, ndërsa ka bërë karrierë të gjatë te Liverpooli. Te skuadra e madhe angleze ishte prej vitit 2011 deri në vitin 2023. Më herët ishte edhe te Sunderlandi dhe Coventry City. Henderson është reprezentues i Anglisë, ndërsa i ka 84 paraqitje e tri gola.