Hendersoni zyrtarizohet te Al-Ettifaq
Al-Ettifaq ka kompletuar transferimin e Jordan Hendersonit. Klubi saudit njoftoi zyrtarisht të enjte për marrëveshjen me mesfushorin anglez. Hendersoni me klubin nga Arabia Saudite ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.
Al-Ettifaq ka paguar 12 milionë funte për transferimin e 33-vjeçarit nga Liverpooli, pa përfshirjen e bonuseve. Henderson u largua nga “Të Kuqtë” pas 12 vjetëve. Ai iu bashkua Liverpoolit nga Sunderland në vitin 2011, fitoi shtatë trofe të mëdhenj gjatë kësaj periudhe – duke përfshirë Ligën e Kampionëve në vitin 2019, dhe u bë kapiteni i parë i “Të Kuqve” që ngriti trofeun e kampionit në Premierligë në historinë e klubit, para tre vjetëve.
Hendersoni bëri 492 paraqitje për Liverpoolin, shënoi 33 gola dhe kontribuoi me 61 asistime.
مزيج فاخر 🏴 في معقل فارس الدهناء 💚❤️
#هندرسون_اتفاقي pic.twitter.com/QyimVY6K6x
— نادي الاتفاق (@Ettifaq) July 27, 2023



