Henry: Mbappe është më i mirë se Haalandi

08 shtator 2022 | 16:52

Mesjava në botën e futbollit riktheu Ligën e Kampionëve dhe dy nga yjet që shkëlqyen më së shumti ishin Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Norvegjezi i Manchester City realizoi dygolësh ndaj Sevillas në triumfin e anglezëve me rezultatin 0-4, ndërsa dy herë ndëshkoi edhe sulmuesi i PSG-së, Juventusin në fitoren e francezëve 2-1.

Tashmë, me Messin dhe Ronaldon që janë në “perëndim” të karrierës së tyre, ka nisur një debat i ri që lidhet pikërisht me Mbappen dhe Haalandin. Cili është më i mirë? Përgjigjja e kësaj pyetje, në fakt, nuk e vendos aspak në vështirësi Thierry Henry. Legjenda e Francës zgjedh patriotin e tij, ndërsa argumenton se Mbappe, përveç pjesës së finalizimit të aksioneve, është i aftë edhe t’i ndërtojë vetë ato si dhe të asistojë për shokët e skuadrës.

“Kylian Mbappe është një lojtar më i mirë se Erling Haaland. Mbappe është nga ata futbollistë që krijon në fushë, asiston përveç pjesës së finalizimit që të gjithë e kanë vënë re. Nga ana tjetër, Haaland është vetëm një finalizues i aksioneve dhe nuk përfshihet shumë në lojën e skuadrës. Mbappe mund të luaj në secilin pozicion të sulmit, ndërsa Haaland vetëm në qendër”, ka thënë Henry.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Speciale në Hagë është duke u bajtur seanca…