Heqja e 50% të masave ndaj Kosovës, çfarë përfshin dhe çfarë mbetet detyrim

21 dhjetor 2025 | 09:37

Shkruan: Hisen Berisha

Heqja e 50% të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës nuk përbën një sukses të plotë diplomatik, por më tepër një sinjal paralajmërues.
BE-ja po e teston Kosovën: po e lehtëson presionin, por nuk po e heq përgjegjësinë.

Masat e hequra lidhen kryesisht me lehtësime në bashkëpunimin financiar, projektet zhvillimore dhe komunikimin politik. Megjithatë, pjesa thelbësore e kufizimeve mbetet e lidhur me veriun, dialogun me Serbinë dhe deeskalimin e qëndrueshëm të situatës atje.

Detyrimet e Kosovës nuk janë zbutur. Zbatimi i marrëveshjeve të dialogut, krijimi i një zgjidhjeje funksionale për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, rikthimi i besimit me SHBA-në dhe BE-në, si dhe shmangia e veprimeve të njëanshme, mbeten kushte të panegociueshme.

Nëse Qeveria vazhdon ta interpretojë këtë vendim si “fitore politike”, rrezikon që pjesa e mbetur e masave të rikthehet në presion edhe më të fortë. BE-ja nuk po e shpërblen Kosovën, por po i jep një shans të fundit për korrigjim kursi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili,…