‘Hera e parë dhe e fundit që më pengon’, Zemaj përplaset me Kocin (video)

09 qershor 2025 | 11:12

Derisa po fliste para gazetarëve, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ai është ndërprerë nga avokati Arianit Koci, i cili i ka thënë “deputet, të lutem gjeje zgjidhjen, mos na mbaj konferenca”.

Zemaj ia ka kthyer duke i thënë: “mos më pengo të lutem, shko i ke punët tua, a po të pengoj unë në punë tua?”.

“Kape kyne punën mos folni. S’kam kurrgjë personalisht me ty po kape kryne punën”,  ka thënë Koci.

“Nuk je ti ai që më tregon a foli…”, i është kundërpërgjigjur Zemaj, Kocit.

Koci: Jo që qitu.

Zemaj: Jo ti po kërkush, kurrë hiç.

Koci: S’kam me iu lënë me hy

Zemaj: Hera e parë e fundit që me pengon

Koci: S’ke çka fol pas 30 herëve

Zemaj: Ti mos më pengo kurrë, pritëm aty.

Koci: Jo ty, po çdo deputet.

 

 

aaaaa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetari Fatmir Muçolli, para vazhdimit të seancës konstituive, ka dalë…