HEROI I KOMBIT ZIJA SHEMSIU, PA SHTATORE BRONZI DHE ME DY VARRE

05 maj 2025 | 09:22

Ismet Sylejmani

Heroi i Kombit Zija Shemsiu, është luftëtari i madh i Atdheut, i cili është i vetmi i burgosur politik, që u mbyt barbarisht në tortura çnjerëzore, jashtë burgjeve të Kosovës, në Burgun Qendror në Beograd!

Veprimtari, ish- i burgosuri politike atdheyari i madh Zija Shemsiu, është i vetmi Hero i Kombit që i ka dy varre, një varr në varrezat e fshatit Përlepnicë dhe një varr në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, por nuk e ka asnjë shtatore bronzi, as në Gjilan dhe në asnjë qytet tjetër në Kosovë!

Heroi i Kombit Zija Shemsiu, duhet të shkrihet në shtatore në bronz dhe ta ketë vetëm një varr, dhe atë në Kodrën e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, ku do t’i pushojnë eshtrat e Tij përgjithmonë, por edhe Shtatoren e derdhur në bronz duhet ta ketë në Gjilan e pse jo edhe në qytete tjera në Kosovë!

Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit Zija Shemsiu!

Prishtinë, 5 Maj 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
13 minatorë janë gjetur të vdekur brenda një miniere në…